Nuk ka punëtorë për vjeljen e ullinjve: Jepu sa të duash punëtorit, nuk vijnë. Rrezikojmë të..

13276
0

Është periudha e vjeljes së ullinjve. Këtë vit prodhimi është më i pakët për shkak të kushteve të motit. Por edhe ky prodhim rrezikon të mos mblidhet.

Pronaret e ullinjve nuk po gjejnë punëtorë për vjeljen. Ky grup pune ka ardhur në Dushk të Lushnjes nga Tirana dhe Skrapari. Për një ditë pagesa është 4 mijë lekë krahu i punës nuk gjendet.

“Kam ardhur direkt nga Skrapari, nga halli për ndonjë Lekë. Në Skrapar nuk ka punë. Çfarë të bëjmë, nga e keqja. Kemi lënë fëmijët atje, vetë vijmë këtu.”

“Unë banoj në Tiranë. Jam pa pension dhe pa punë. Ku gjej ndonjë punë kështu që më njoftojnë, vij edhe punoj.”

“Sasia e ullirit është e pakët, por problemi është se nuk ka punëtorë. Jepu sa të duash punëtorit nuk vijnë. Është problem dhe rrezikohet që nuk do të mblidhet gjithë ulliri.”“Nuk ka punëtor. I kemi sjellë që nga Skrapari. Me makinë po i marrim, po i mbajmë këtu me të ngrënë me të pirë derisa të mbarojë.”

Në kodrat e fshatit Dushk në Lushnje plantacionet me ullinj janë të kultivuara për vaj.