Që prej tërmetit të fortë në fund të vitit të kaluar, vijojnë të regjistrohen lëkundje të tjera në vendin tonë.
Lëkundjet u ndjenë sot gjatë pasdites në juglindje të vendit.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane, epiqendra mësohet se ka qenë në Korçë dhe ora e lëkundjes është shënuar 20.42.
Tërmeti është lokalizuar në një thellësi prej 2 km me intensitet 3.2 ballë, raporton CSEM.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.