Plas sherri mes Ramës dhe Hajdarit, ajo ngrihet dhe bën veprimin e papritur, deputetët ia plasin të qeshurës…

1032
0

Kreu i qeverise, Edi Rama, e ka nisur fjalën në seancën plenare në Kuvend me një tërheqje vëmendje ndaj Rudina Hajdarit. Kryeministri Rama i bëri disa herë thirrje deputetes të vërë maskën pas përfundimit të fjalës, por Hajdari vendosi që njërën maskë t’ja dërgonte në foltore kryeministrit.

Zonja Hajdari nuk po e vendos ende, me sa duket për mungesë maske, por duhet të vihen ne dispozicion të deputetëve, tha ai. Rama tregoi maskën e tij duke u shprehur se ajo simbolizon një flamur të bardhë paqeje mes mazhorancës dhe opozitës së re. Ky akt ngjalli edhe të qeshura në sallë.

Hajdari vije maskën.Maskën maskën… maska është tanimë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe jo e domosdoshme në ambientet e hapura. Përfitoj të sqaroj ata që më kritikojnë kur dal në rrugë dhe jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe mos-kontaktimi me shtrëngim duarsh i të tjerëve për të qenë i mbrojtur. Ndërsa në mjediset e mbyllura me vendim zyrtar të MSh, maska është e detyrueshme dhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vetë, gjë që zonja Hajdari nuk po e bën vetë, ndoshta për mungesë maske. Hajdari ngrihet dhe i jep maskë Ramës. Unë e kam zonja Hajdari, por kur flitet nuk ka nevojë se jemi në distancë. Flamur paqeje ky, tha Rama.

Pas këtij momenti që shkaktoi të qeshura dhe humor në sallë, Rama i kërkon votat për ndryshimet Kushtetuese.