Nuk ndalen gafat e Bashës, Rama nuk ia fal (VIDEO)

357
0

Kryeministri Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit.

“Ahahaha o ti mos vdeksh kurrë, që nuk më zhgënjen asnjëherë… Po si si, 60 minus 15 baraz 50 ëëë?! Je i madh”, shkruan Rama.

Kreu i PD teksa bënte llogaritë për tamponët në spitalin e Durrësit, tha se nga 60 tamponë që duheshin, ishin dorëzuar vetëm 15. Dhe sipas Bashës, për sot mbetën afro 50 tamponë.