Nuk lëshonte kupon tatimor, Tatimet mbyllin hotelin luksoz, Rama poston foton

737
0

Hetimi Tatimor ka bllokuar ditën e sotme një hotel luksoz në zonën e Golemit në Durrës. Kryemimistri ka publikuar pak më parë foton e bllokimit të ‘Horel Princ’ në Golem, ndërsa shkruan se kush merr përsipër të mashtrojë konsumatorin dhe shtetin, do të përballet me ligjin.‘Nuk jep kupon dhe mbyllesh 1 MUAJ në kulm të sezonit! A i’a vlen kjo kosto e shkeljes së ligjit? Patjetër jo, por kush e merr përsipër të mashtrojë Konsumatorin dhe Shtetin, do të përballet me LIGJIN me ZeroTolerancë’, shkruan Rama krahas fotos.