Nuk la testament, pasuria 25 milionë dollarë e DJ të famshëm shkon për…

638
0

DJ i njohur Avicii u ka lënë të gjithë pasurinë e tij prej 25 milionë dollarë prindërve. Kjo është bërë e ditur nga dokumentet ligjore të paraqitura në Suedi nga Agjencia Tatimore suedeze.
Sipas këtyre dokumenteve, rezulton se Klas Bergling dhe Anki Lidén do të trashëgojnë pasurinë e djalit të tyre.

Ndërkohë kujtojmë se 28-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i pajetë në Muskat, Oman, në një hotel luksoz ku kishte vrarë veten.

Duke qenë se ai nuk kishte lënë asnjë testament, sipas ligjit suedez, paratë do t’u dhurohen automatikisht prindërve të tij pasi ai ishte i pamartuar dhe pa fëmijë.

“Daily Mail” shkruan se Avicci ka pasur borxhe, 96.4 milionë dollarë amerikanë në SHBA dhe 841,330 korona në Kanada, të cilat janë paguar para se prindërit e tij të trashëgojnë pasurinë.

4B945F7700000578-5660905-image-m-13_1524759693504

Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, DJ me famë botërore siguroi mjaft të ardhura. Vetën në vitin 2014 ai arkëtoi 28 milionë dollarë dhe arriti të fitojë 250,000 dollarë në një natë.

Por ai nuk ishte aspak i shqetësuar për paratë, pasi në 2013-n Avicci është shprehur se kur vuri re që po bënte shumë para, kuptoi se nuk i duheshin aq shumë.

Gjithashtu në vitin 2012 ai i dhuroi të gjitha të ardhurat e turneut të tij amerikan – më shumë se një milion dollarë – për Feeding America, dhe në vitin 2013 ai dha një milion euro për organizatën suedeze të ndihmës Radiohjälpen.

Panorama Plus