Familja e vogëlushit apel për ndihmë: Do tju jemi mirënjohës përjetë, Sirdi është fëmija jonë i vetëm..

1989
0

Sirdi, vogëlushi me sy blu dhe pamje engjellore kërkon ndihmën e secilit prej nesh.

Sado e vogël të jetë ajo, mund të thotë shumë për prindërit e tij, të cilët po përpiqen me çdo lloj mënyre për t’i shpëtuar jetën.

3-vjeçari, i cili është edhe fëmija i parë i një çifti të ri, është diagnostikuar me Leucemi Akute Limfoblastike dhe po lufton për jetën.

Vogëlushi i ëmbël i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve meriton të ketë një jetë të gjatë.

Megjithëse mundësitë e familjes të tij janë të pakta, ata shpresojnë se me ndihmën sado të vogël të atyre që e lexojnë këtë postim, mund të arrihet shumë dhe biri i tyre do të mund t’ia shpërblejë të gjithëve një ditë.

Familja e vogëlushit ka bërë #APELPËRNDIHMË:

Sirdi jonë i ëmbël, drita e syve, gëzimi i familjes është diagnostikuar me Leucemi Akute Limfoblastike. Jemi një familje e re dhe Sirdi është fëmija jonë i vetëm për të cilin jemi të gatshëm të japim gjithçka. Ai është vetëm 3 vjeç dhe ka përpara një luftë të vështirë dhe të gjatë me jetën.
Ju lutemi të gjithëve të na ndihmoni qoftë dhe sado pak pasi çdo vlerë e vogël për ne do të thotë shumë. Mundësitë tona janë të pakta por me ndihmën tuaj mund t’ja dalim! Do të Ju jemi mirënjohës përjetë dhe lutemi që Sirdi një ditë t’jua shpërbleje të gjithëve.

Ju jemi mirënjohës!
Familja Pambuku

*Nr i llogarise: ALTIN PAMBUKU, Nr. i llogarise ne ALL: 00001368830, IBAN ne ALL: AL75213110130000000001368830, Swift Code: PUPPALTR, Societe Generale Albania”