Skip to content

Nuk ka nevojë të jeni nga Kukësi! Bozën mund ta përgatisin të gjithë në kushtet e shtëpisë

    Ja si të përgatisni bozën në kushtet e shtëpise:

    Përbërësit

    500gr miell misër
    5 litra uje te ngrohte
    20gr tharm buke
    50gr sheqer

    Hapat

    1
    Në një enë (tenxhere) matet mielli, i qitet uji i vakët dhe lihet të qëndrojë disa orë (më së miri është të përgatitet në mbrëmje).

    2
    Pas qëndrimit, tenxherja vihet në zjarr të mesëm dhe zihet rreth dy orë. Përzihet herë pas here, më së miri me garuzhdë.

    3
    Mielli i zier pastaj hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet. Ndërkohë përgatitet tharmi, përzihet me dy decilitra ujë të vakët dhe qitet në miellin e zier.

    4
    Përzihet mirë dhe lihet ashtu.

    5
    Në mëngjes, ditën e dytë, lëngu kullohet nëpër një pëlhurë të bardhë.

    6
    Bozës i shtohet sheqer sipas shijes, ftohet mirë dhe shërbehet me pak akull.

    7
    Boza e përgatitur kështu është më mirë të shpenzohet për dy-tri ditë, sepse pas kësaj kohe, mund të marrë shije shumë të thartë.