Nuk jemi prekur akoma nga koronavirusi, mjekja e QSUT ben thirrjen e forte: Ja cilat jane tre format si te mbrohemi nga Covid

460
0

Shërbimi Onkologjik në QSUT deri me tani eshte ende i paprekur nga koronavirusi . Mjekja Dhurata Tarifa i është drejtuar me një apel të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskat, të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë higjienën personale.

Sipas mjekes, ne sherbimin onkologjik deri tani nuk ka pasur asnje rast pozitiv me koronavirus Mjekja thekson:

Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një vi rus të padukshëm por shumë virulent. Në mungesë të një va ksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja.

Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale.