Skip to content

“Nuk jemi ne Kosove ketu”/ “Plas” sherri mes Alesia Bamit dhe Robert Berishës: Të kam pa me dashnor…

    I ftuar në “E diell”, ishte Robert Berisha i cili foli për deklaratën që bëri bujë dhe u shpreh se është keqkuptuar në atë çfarë ka dashur të thotë.

    Roberti u vendos përballë gazetarëve të “E diell”, mes tyre edhe Alesia Bamit, me të cilën u përplas në një moment për shkak të termit që ai përdori.

    Teksa po flisnin për tradhtinë, Roberti pyeti Alesia Bamin: “A je tradhtuar ndonjëherë ti? A të ka tradhtuar dashnori?”

    Alesia ia ktheu: “Nuk je ti për të më bërë mua pyetje dhe nuk e quan dot dashnor se nuk kam pasur dashnor, por të dashur. Okej?”

    Roberti: S’ke dashnor a?

    Alesia: S’jemi Kosovë këtu, jemi në Shqipëri (duke iu referuar faktit që në Kosovë fjala dashnor përdoret për të dashurin)

    “Nuk kam”, iu përgjigj Alesia pyetjes së Robertit ndërsa këngëtari e ktheu me të qeshur: “Më duket se të kam parë diku…”

    “Mbase jemi parë në ambiente pune”, i tha Alesia.