“Nuk je nena ime” Vajza e çon në gjyq dhe i kërkon llogari nenes: Më le pa pasuri, nuk të dua më…

399
0

Në seancën e sote te ndërmjetësimit tek “E diela shqiptare”  në Tv Klan, Erilda, vajza e Rahmies nuk mundet të qetësohet nga sqarimet e paqarta të nënës së saj. E zemëruar, ajo i kërkon llogari për faktin që ajo i ka dorëzuar tokat xhaxhait ndërkohë që ky i fundit i thotë Erildës se nuk është gjaku i tij.

Nga ana tjetër, arsyeja më madhore pse nënë e bijë përballen në “Shihemi në Gjyq” është një veprim i pamenduar i Rahmies. Gjatë kohës që Erilda ndodhej në spital, ajo i ka dorëzuar nënës së ish-dhëndrit mbesën e vogël e prej atëherë, kanë dy vite që nuk e shohin më vogëlushen.

Erilda: Normale pa përgjigje do mbetet ajo zonja. Pse m’i ke bërë të gjitha këto?

Rahmie:  Po jo moj nënë…Nuk të përzë unë…

Erilda: Cila është arsyeja që m’i ke bërë të gjitha këto?

Rahmie:  Po jo moj t’u bëftë nëna, unë të dua, të kam evlat.

Erilda: Po si moj më do ti mua se më ke bërë shumë gjëra të këqija.

Rahmie:  Po nuk e dija.

Erilda: Po si moj s’e dije. Çfarë dije ti moj? Të shisje shtëpinë, të shisje tokat? Të më largoje fëmijët?

Rahmie: Unë ty të kam.

Erilda: Po si moj më ke mua? Jo, unë nuk të dua më. Nuk je nëna ime.

Rahmie: Ke dy vite që ke ikur nga shtëpia. Të keqen nëna, hajde.

Erilda: Jo, unë nuk të dua.

Rahmie: Pse moj të keqen nëna?

Erilda: Jo, nuk ke punë me mua.