SHMU nxjerr parashikimin per kete jave, ja cfare MOTI na pret (TABELA per 5 dite)

Periudha e pranverës ka brenda edhe ditët me diell por edhe ato me vranësira dhe shi. Thënë kjo pasi java që presim parashikohet kryesisht e paqëndruershme por nuk do të mungojnë edhe orët apo ditët me diell.

Java nis me diten e Hënë dhe mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit.

Për ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me diell (ktjellime) si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura në mesditë. Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jug.

Vijojmë me ditën e Mërkurë e cila parashikohet me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në pjesën e parë të ditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet të luët dhe mesatar.

Dita e Enjte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte e cila nis fillimisht me mot të kthjellët e shtim vranësirash prej orëve të mesditës. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të dobta e shtrëngata afatshkurtra në një pjesë të madhe të vendit.

- Advertisement -

“Shiu ikën ditën e..” Cfarë pritet me Motin ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, pakësohen reshjet në territor megjithate pritet te jene prezente edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.. Nga e hëna deri...

“Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates shokon me deklaratën: Mjekët dhe mësuesit do të..

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale, si mjekësia dhe arsimi, dhe...

Pamje të frikshme nga tërmeti në Mianmar! Njerëzit vrapojnë në panik, rrugët “ndahen në dysh”, shembet..

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Myanmarin. Tërmeti është aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.