“Nuk ishte tradhtia shkaku që Alma Arrazin të vriste veten dhe fëmijët, Psikologia trondit me deklaratën: Elementë të tjerë kanë..

Psikologia Jonada Kërkuti analizon tragjedinë e katërfishtë që ndodhi në Shkodër dhe thotë se nuk mund të jetë tradhtia ajo që mund ta ketë bërë Alma Arrazin të ndërmarrë aktin ekstrem të vetëmbytjes në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Në një intervistë në rtsh, Kërkuti thotë se, duhet të ketë elementë të tjerë që nuk dihen akoma, që, sipas psikologes mund të shërbejnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Psikologia vlerëson se në aspektin psikologjik askush nuk mund të ndërmarrë një akt ekstrem si ai i Alma Arrazit disa ditë më parë në Shkodër.

Ajo komenton dhe minutat e fundit të viktimës me kunatën teksa sheh se i shoqi kalon me një femër tjetër në makinë.

“Është e çuditshme se si kunata e ka bërë këtë deklaratë në lidhje me shtytjen e fundit që i dha Almës të ndërmarrë këtë hap. Por në aspekt profesional nuk e shikoj kështu. Nuk mendoj se mund të ketë qenë ai moment që thuhet në deklaratë, të ketë parë partnerin e saj me dikë tjetër dhe t’i ketë dhënë këtë goditje kaq të madhe traumatike sa ajo të ndërmerrte këtë hap.

Mund të ketë faktorë të tjerë të paditur që mund të na çojnë në zbardhjen e të gjithë ngjarjes.

Por në aspekt psikologjik askush nuk e ndërmerr një hap kaq ekstrem vetëm nga një tradhti, edhe sikur të jetë e përpunuar për shumë kohë.

Duhen faktorë të tjerë të ndërlidhur, mund të jetë nga trashëgimia, mund të ketë persona të tjerë të afërm që kanë gjendje emocionale të trazuar në historinë e tyre dhe mund të jetë mjedisi që e suporton vazhdimisht ngritjen e një shqetësimi deri në ndërmarrjen e një hapi të tillë”, u shpreh psikologia Kërkuti.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.