Burri i mori peng fëmijët/ Nëna e të miturve: Aleksi nuk i mori peng, ai na dhunonte psikologjikisht por..

189
0

Bardha Marku, nëna e 2 fëmijëve të mitur që u morën peng nga bashkëshorti i saj, Aleks Marku, thotë se nuk ka qenë në banesë momentin kur 40-vjeçari terrorizoi banorët e zonës së plazhit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës, duke qëlluar herë pas here me kallashnikov.

Marku shprehet se mbrëmjen e djeshme ka qenë tek familja e saj pasi ishte kthyer nga Italia, ku kishte qëndruar një javë për disa dokumente që i nevojiteshin për fëmijët për shkak se ishin kthyer për të jetuar në Durrës teksa sqaron se me 40-vjeçarin nuk kanë qenë të ndarë. Ajo ka thënë se Aleks Marku nuk e ka dhunuar fizikisht, por vetëm psikologjikisht dhe shton se ai nuk i ka marrë peng fëmijët e tyre.

Për dyshimet se Aleks Marku mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, Bardha thotë se ai nuk ka konsumuar ndonjëherë drogë në prani të saj apo fëmijëve, por një gjë të tillë nuk e hedh poshtë duke thënë: Edhe mund ta ketë konsumuar sepse nervoz ishte.