“Nuk ia uroj askujt”, ish-partneri i Rudina Dembacajt hedh akuza të forta: Një vit pa e puthur vajzën. Nje dite do te..

318
0

Aleksandër Varfaj, i njohur për të gjithë si ish-partneri i aktores Rudina Dembacaj, së fundmi ka rrëfyer se nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tyre, Viktorian.

Përmes një postimi në “Instagram”, Akeksadëri ka treguar se e vogla pas ndarjes së tij me aktoren jeton me të ëmën dhe familjen e re. Ai ka bzuluar se ka një vit që nuk e shikon vajzën e tij dhe se e ka marrë malli.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

Nuk dihet si qëndron e vërteta, nëse Rudina e lejon ish-partnerin ta takojë të bijën apo jo, por lart e poshtë kanë qarkulluar lajme se Viktoria dhe babai i saj nuk takohen.