“Ma morën vajzën për shkollë, ma nxjorrën në pyll” ish dhendri fut ne sherr ciftin e bashkëshortëve

296
0

“Shihemi në Gjyq” ka në qendër konfliktin mes Qerimit dhe Nafijes, të cilët janë bashkëshortë. Është Qerimi i cili ka thirrur gruan e tij në seancën e ndërmjetësimit në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në insertin e saj prezantues, Nafija thotë se dhëndri ka keqtrajtuar vajzën e saj dhe e ka braktisur së bashku me dy fëmijët. Në konflikt përfshihen edhe shuma parash, të cilat Qerimi i kërkon prej Nafijes.

Nafije: Ma morën vajzën për shkollë, i kam dhënë 2500 Euro, pastaj ma kanë nxjerrë në pyll. Ma la me dy fëmijë vajzën duke ma torturuar se luante bixhoz dhe kam edhe 4500 Euro të tjera, për tokë, fjala të marr tokën. “Më gënjen ti mua!” Sot më thotë burri “O lekët o dil nga shtëpia!”

Ndryshe nga Qerimi që hyri i trishtuar në studio dhe tha se bashkëshortja nuk e dëgjon, Nafija është më e qetë. Në bashkëbisedimin me moderatorin Ardit Gjebrea, ajo thotë se “e ka shitur” të bijën.

Ardit Gjebrea: Burri është më i trishtuar se ti, ti je në rregull më duket?

Nafije: E kam nxehur, ka të drejtë se e kam ngarë vetë.

Ardit Gjebrea: E ke ngarë vetë?

Nafije: I kam dhënë një vajzë, vajzën ia kam shitur, ma ka shitur ai në fakt por më mbeti mua.

Ardit Gjebrea: Të mbeti ty? Ç’do të thotë “e kam shitur vajzën?”

Eni Çobani: Ia ka dhënë një zotërie që në moshën 17-vjeçare dhe një shumë parash.

Nafije: E kam martuar me një matjan, ai e nxori nga shkolla e mesme, vazhdonte italishten, më gënjeu, më mori 2500 Euro për t’i dhënë shkollën në Greqi dhe ma futi në pyll. Pasi e futi në pyll për të prerë dru me sharrë, edhe mori 4500 Euro për tokë.