HomeNewsNuk i dhanë...

Nuk i dhanë Insulinë se besonin se do rikthehej në jetë, sekti fetar fajtorë për vdekjen e 8-vjeçares, mes tyre edhe prindërit

Anëtarë të një grupi fetar në Australi janë dënuar për vrasjen e një vajze 8-vjeçare, e cila vuante nga diabeti. Gjykata vlerësoi se të voglës i është mohuar insulina për rreth një javë.

Për këtë arsye, ajo vdiq në banesën e saj për shkak të nivelit të lartë në sheqer. Në gjykatë u tha se trajtimi i Elizabeth Struhs u mohua sepse grupi fetar në fjalë, të njohur si “Shenjtorët”, kundërshtuan kujdesin mjekësor duke besuar se do e shëronte Zoti.

Mes 14 të dënuarve për vrasje nga pakujdesia janë edhe babai i saj, Jason Struhs, nëna dhe vëllai.

BBC raporton se “shenjtorët” nuk lidhen me ndonjë kishë zyrtare në Australi dhe për këtë arsye numëron rreth 24 anëtarë, nga tre familje të ndryshme.

Gjatë gjyqit, u zbulua se asnjë përpjekje nuk ishte bërë për të thirrur një doktor dhe autoritetet nuk u njoftuan deri 36 orë pas vdekjes së vogëlushes. Kjo për arsyen se grupi mendonte se ajo mund të risillej në jetë.

Nga familja e Elizabeth, ka qenë nëna e cila ka qenë pjesë e këtij grupimi fetar. Pas disa kohësh i ishte bashkuar edhe bashkëshorti, Jason. Sipas prokurorisë fillimisht ai ka qenë me idenë që t’ia jepte vajzës mjekimet.

Por pas diskutimeve dhe pagëzimit në grup, ai ndryshoi mendim. Gjatë gjyqit ai ka dëshmuar me lot në sy se pranoi bashkë me Elizabeth të ndalonin insulinën dhe se besonte se vajza do i ringjalles.

“Elizabeth vetëm po fle dhe do ta shikoj sërish atë”, i tha ai gjykatës.

Një tjetër person që ka folur kundër këtij grupimi fetar ka qenë edhe motra e vogëlushes së ndjerë, Jayde. Ajo tregoi se u largua nga “Shenjtorët” në moshën 16-vjeçare pasi pranoi se ishte lezbike.

Prej atij momenti, ajo është ndarë nga familja. Së bashku me të tjerë, ajo ka përshkruar se si ky grupim kishte pikëpamje shumë të rrepta që ndalonin mjekimin ndërsa edhe Krishtlindjet dhe Pashkët i konsideronin si festa pagane.

Sa i përket dënimit të 14 “Shenjtorëve”, pritet që të jepet muajin tjetër vendimi se sa burg do të vuajnë.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq. Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit...

Televotimi i fortë nga Kutia e Pandorës! Ja kush e doli mbrëmë nga BBVIP

Amber është eliminuar mbrëmmë pas një televotimi shumë të fortë, që Gerta vendosi pasi mori kutinë e Pandorës. Në televotim ishte Rozana, dhe Laerti bashke me Valbonën si një banor i vetëm. Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë. “Loja kjo është!...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.