Nuk i dha 10 ditë raport mjekësor, pacienti dhunon barbarisht mjekun në Itali

437
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient. Ai kishte kërkuar 10 ditë raport mjekësor por mjeku i kishte dhënë vetëm për dy ditë. Si pasojë e goditjeve Mjeku ka pësuar disa lëndime dhe është transportuar në spital.

“Ky është një episod shumë i rëndë, i cili është edhe një alarm zgjimi. Të mos harrojmë se mohimi i një shërbimi që mjeku e gjykon të papërshtatshëm është, sipas të dhënave të observatorit ministror, një nga arsyet që më shpesh shkakton dhunë”, tha presidenti i Federatës së Shoqatave Kombëtare të Mjekësisë, Filippo Anelli.