Reshje intensive në të gjithë vendin, zonat ku mund të ketë probleme, ja cfarë pritet ditën e sotme

2897
0

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet lokalisht dhe në periudha afatshkurtra pritet të jenë me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje pati reshje të dobëta dëbore.