“Nuk erdhi nga dushi” Ekspertët nga Tirana tregojne shkakun pse humben jeten nëna dhe dy vajzat: Defekti i..

3849
0

Një ngjarje shume e rende ndodhi para dy ditësh në qytetin e Pukës ku humbën jetën në mënyrë tragjike, Prena Kola 43 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Ermira Kola 16 vjeçe.

Një grup ekspertësh nga Tirana kanë dalë në përfundimin se nëna me dy vajzat humbën jetën për shkak të një defekti në lavatriçe.

Sipas raportit mësohet se energjia elektrike u përcoll nga defekti i lavatrices duke lënë kështu të pajete nënën me dy vajzat.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën ku njëra nga vajzat e familjes ka qenë duke bërë dush dhe ka rënë në kontakt me korrentin.

Motra e saj ka vrapuar menjëherë drejt tualetit për ta ndihmuar por dhe vetë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, sapo ka prekur dorezën e derës. Nëna e dy vajzave e tmerruar nga ngjarja, ka shkuar t’i shpëtonte ato, por fatkeqësisht ka humbur edhe ajo jeten.