16.5 C
Tirana

Nuk e keni ditur: Ja çka i ofroi SHBA Millosheviçit për Kosovën në Deyton

Date:

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1995, gjatë konferencës së Daytonit ia kishin propozuar Slobodan Milosheviqit planin për zgjidhjen e problemit të Kosovës

Sipas shefit të misionit të ish-Jugosllavisë në Uashington në vitet e 90-ta dhe njëri nga 11 anëtarët e delegacionit serb në konferencën e Daytonit, Nebojsh Vujoviq, ShBA kishte propozuar më shumë se autonomi dhe më pak pavarësi.

Të paktën kështu shkruan në kujtimet që i ka kthyer në libër ky diplomat serb.

Ai këto ditë ka publikuar librin “Fluturimi i fundit nga Daytoni – bisedimet prapa dyerve të mbyllura” (Poslednji let iz Dejtona – pregovori iza zatvorenih vrata).

Siç përcjell gazeta “Blic” e Beogradit, Vujoviq në këtë libër, nga këndi i dëshmitarit, zbulon dramën tri javore në të cilën regjisor ishte ShBA–ja e liderët në zënkë të Ballkanit pak gjë më shumë se statistë.

Vujoviq në këtë libër tregon se si Warren Christopher kërkon nga Millosheviqi që si gjest simbolik t’ua japë myslimanëve kodrinat rreth Sarajevës nga të cilat serbët kishin shtënë në qytet.

“Në rregull. Do t’i jap. Le të na kushtojë kjo 0,5 ose 1 për qind, por le të jetë kjo gjëja e fundit që e kërkojnë nga ne”, ishte përgjigjur Millosheviq, transmeton koha.net.

Por, në një rast, shkruan ky autor, transmeton Koha net, Millosheviq nuk lëshoi pe dhe kjo na ka kushtuar me bombardim dhe me problemin e Kosovës. Udhëheqja amerikane kishte pasur idenë që në Dayton të zgjidhej edhe ky problem dhe përmes Nebojsha Vujoviqit, i kishin dërguar Millosheviqit projektmarrëveshjen e cila parashihte autonomi të gjerë për shqiptarët, ndërtimin e institucioneve që ata i kishin braktisur, zvogëlimin e ndikimit centrist të Beogradit, porse kjo zgjidhje parashihte mbetjen e Kosovës në Serbi. Millosheviq këtë e refuzoi. Pos kësaj, askush nuk kishte guxim t’ia dërgonte këtë dokument të cilin Vujoviq së pari ia dha ministrit të Jashtëm Milan Milutinoviq i cili e kishte shikuar dhe i kishte thënë : “Ti a po do që Slloba të më vrasë? Shko e dorëzoja vetë dhe të qoftë”.

Detyra mosmirënjohëse i takoi Vujoviqit dhe ai në libër tregon si kishte ndodhur kjo.

“Milosheviq e lexoi dokumentin dhe u ngrit me hidhërim në këmbë. Pastaj i bëri shuk faqet e dokumentit dhe më gjuajti me to në kokë : ’A po duan të tallen me mua ata? Po çfarë mendojnë, kush jam unë. Po çfarë Kosove more, ajo është çështje e brendshme e Serbisë, nuk vjen në konsiderim. Thuaju miqve tu të Washingtonit se nuk vjen në konsiderim të tallen me mua. Sepse, po u tallen me mua, edhe ata do të jenë të tallur që ç’ke me të!”

Vujoviq tregon se si letrat e bëra shuk ia ktheu ndërmjetësit amerikan Barley i cili i paskësh thënë: “Në rregull Nebojsha, unë do ta informoj delegacionin amerikan…Vetëm mendoj se ky është shansi i fundit i lënë që situata të zgjidhet në mënyrë balancuese, të drejtpeshuar e për të gjithë e pranueshme dhe se telashet vetëm sa do të vijnë”.

“Për fat të keq kishte të drejtë

“E lëshuam këtë shans të madh. Atëherë vërtet ka pasur mundësi që të arrihet zgjidhja për Kosovën “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”, ka shkruar Vujoviq.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.