“Nuk e di cfarë më gjeti, më iku mendja”, shqiptari ne Genova i ngul thikën gruas për shkak xhelozie

540
0

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 50 vjec, A.K ka qëlluar me thikë gruan gjatë një sherri për shkaqe xhelozie.

Alarmin e dhanë fqinjët që dëgjuan ulërimat dhe zhurmat e forta që vinin nga hyrja e shqiptarëve. Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka gjetur përtokë trupin e gjakosur të gruas, 40-vjecare, V.K, dhe ngjitur me të të shoqin, që nuk e mohoi krimin.

“Nuk e di cfarë më gjeti, më iku mendja”, ka thënë shqiptari para policisë. Ai është me porfesion murator, ndërkohë që gruaja punonte si kujdestare nëpër shtëpi.