“Nuk dua t’i flas kurrë babait”, Jasmina rrëfen detajin për babain e saj

Konkurrentja e Për’puthen Jasmin Kadriu, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, në RTV Ora, ku rrëfeu për herë të parë anën e panjohur të saj, fëmijërinë pa figurën e të atit të divorcuar nga e ëma dhe raportet e saj sot me të.

Ti ke patur fëmijëri të lumtur me të gjitha gjërat që mund të ëndërronte një fëmijë apo ka patur fëmijëri pak të vështirë, jo si gjithë të tjerët?

Jasmin Kadriu: Fëmijërinë e kam pasur të lumtur por që sakrificat i ka bërë gjithmonë ime më dhe familja e mamit tim. Nuk është se më ka munguar ndonjëherë asgjë dhe më vjen të them se jam rritur më mirë seç duhet gjatë fëmijërisë, kam pasur dhe gjëra që nuk më duheshin. Por që sakrificat nuk kanë munguar si në çdo familje.

Përmende mamin dhe familjen e mamit, po babi?

Jasmin Kadriu: I kam të divorcuar që 3 vjeç dhe që nga ai moment që ata janë divorcuar vetëm familja e mamit është përgjigjur, dajat dhe gjyshi. Aktualisht me ata kam marrëdhënie dhe me askënd tjetër.

Në situata të tilla vajzat kanë marrëdhënie perfekte me nënat e tyre dhe tani e kuptoj arsyen se pse ke punuar aq herët, i ke ardhur në ndihmë dhe asaj. Tani je vajzë e rritur dhe femër e realizuar, me babain nuk mban kontakte?

Jasmin Kadriu: Jo fare, nuk kam pasur ndonjëherë dhe nuk është se kam dëshirë të kem ndonjëherë. Në momentin që unë jam rritur me atë lloj mungese mund ta kaloj të gjithë jetën dhe nuk e kam problem.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.