“Dil te semafori”, moderatori shpërthen ndaj konkurentit +40: Do kërkoj që të zhdukesh nga këtu, të të vijë turp

484
0

Një debat i ashpër ka ndodhur mbremjen e djeshme në emisionin Përputhen +40, mes analistit Arjan Konomi dhe një prej konkurentëve, Armandos.

Debati lindi pasi javën e kaluar ai i tha një prej konkurenteve aty, Stelës, “ik dil në semafor”, pasi kjo e fundit i tha “je si ato djemtë që ulen te trotuari dhe hanë fara”.

Arjan Konomi i tha Armandos që t’i kërkonte falje Stelës ose të largohej nga emisioni, përndryshe vetë Arjani do kërkonte që ai të largohej.

Konomi: Ke përdorur një ofendim të rëndë për Stelën.

Armando: Ma thuaj.

Konomi: Nëse ke akuza dhe vërejtje thuaji këtu në emision, por ato që ke thënë ti herën e kaluar për Stelën janë maskarallëqe të mëdha që nuk i takon një mashkulli ti thotë.

Armando: Qetësohu kujdes me terminologjinë Arjan.

Konomi: Nuk i takojnë një mashkulli të moshës tënde dhe të profesionit tënd.

Armando: Të lutem shumë tani.

Konomi: Unë kam mbetur shumë keq dhe ti nëse i thua këto ose zhduku që këtu ose kërkoji falje se jam unë i pari që do kërkoj që ti të zhdukesh që këtu.

Armando: Po çështë ky fjalor?!

Konomi: Po po është fjalori im ja po ta them.

Armando: E ke të pabazuar dhe të njëanshëm.

Konomi: E dëgjuam ore çfarë the se s’dua ta përsëris në televizion. Të të vijë turp.

Armando: Turp të të vijë ty Arjan sepse e ke të pabazuar po akuzon pa argumentuar.

Konomi: I ke thënë punon në semafor. A i ke thënë një gjë të tillë? Nëse s’të pëlqen ajo lëre mos i fol më ose nëse s’ka interes asnjë vajzë këtu dil nga emisioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.