Nuk donte te largohej nga Italia, hipën mbi çati për t’i shpëtuar policise, shqiptari në Itali e peson keq

842
0

Nje 28-vjeçar shqiptar eshte arrestuar nga agjentët e policisë në Parma mesnatën e para dy diteve pas nje kontrolli te bërë nga policet në një hotel në qytetin emilian ku shqiptari, për t’iu shmangur kontrollit, u përpoq të shpëtonte duke u ngjitur në çati.

Megjithatë, agjentët e ndoqën dhe më pas arrestuan 28 vjecarin i cili, i ngarkuar me precedentë penal, ishte dëbuar nga Italia me urdhër për të mos u kthyer për dhjetë vjet në territorin italian, shkruajnë mediat italiane.

Edhe pse kishte ende një dënim për të shlyer, shqiptari kishte arritur ti shpëtonte për disa kohë autoriteteve italiane, të cilat nuk e bëjnë të ditur identitetin e tij.