Sulçebe flet per AstraZeneca: Qytetarët duhet të informohen per efekteve anësore të paktën dy ditë përpara. Nuk përjashtohet që ..

870
0

E gjite Evropa është përfshirë nga një debat i madh në lidhje me sigurisë e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Mjeku i njohur imunologu Gent Sulçebe është i bindur që vaksinimi duhet të vijojë normalisht pasi “nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë të jashtëzakonshme”

Në një intervistë në ABC, ai tregoi se kemi të bëjmë më një çështje politike.

“Duhet një vazhdim normal i procesit. Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Janë regjistruar 40 incidente, 17 milionë evropianë. Pra tre në një milionë. Nuk ka raportime me vaksinat e tjera. Nuk janë raportuar, por kjo nuk do të thotë që nuk ka ndodhur. Nuk përjashtohet që të jetë bërë me kast…Vendimi është marrë politik, politikanët e kanë marrë këtë lajm e të presim çfarë do thonë agjencitë.”

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA merr nesër vendimin për fatin e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit dhe imunologu beson se mund të rekomandojë të njëjtën gjë si OBSH, vijim të procesit.

Sa i përket atyre që nga frika e mpiksjes së g jakut e kanë refuzuar vaksinën, Sulçebe thotë se bërja e vaksinës është fakultative ndërsa shtoi se qytetarët duhet të jenë të informuar rreth efekteve anësore, të paktën dy ditë përpara.

Por, a është normale nga pikëpamja morale, etike, që ata që janë vaksinuar nuk kanë pasur një dokument sqarues për efektet e mundshme anësore?

Gent Sulçebe sqaron: “Janë vaksina të testuara. Këto raportime, për këto shenja janë bërë gjatë nëntorit. Vaksina ka më pak efekte anësore se çdo medikament tjetër. Nëse do të ishim strikt, vaksina duhet të aplikohet pas 2-3 viteve. Por jemi në kushte emergjentë.”