“Nuk doja të zemëroja mamin prandaj…”/ Shqiptari hyn për të vjedhur në palestër gjate nates por i ndodh e papritura..

61
0

Një i ri 25-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi tentoi të hynte dhe të vidhte një palestër.

“Nuk doja të vidhja asgjë, u vonova me miqtë e mi dhe nga frika mos zemëroja mamin, nuk shkova fare në shtëpi”, është shprehur ai.

“I vetmi vend ku mund të flija ishte palestra Travo, por fatkeqësisht mbërritën karabinierët” – vijon më tej i riu.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Rivergaros. Ka qenë alarmi i palestrës që vuri në lëvizje autoritetet.

Në momentin kur mbërritën oficerët e policisë, gjetën të riun i cili po tentonte të largohej nga një prej dritareve të palestrës.

Por i riu nuk mundi t’i shpëtojë policisë të cilët e prangosën. Gjatë kontrollit, të riut shqiptar iu gjet një prej veglave të palestrës.