Skip to content

“Nuk do të kthehem në Shqipëri”, studentja shqiptare në Gjermani: Na kanë vrarë ëndrrat

    Shkollimi jashtë shtetit për t’u kthyer sërish në atdhe duket një mundësi shumë e vogël për të rinjtë. Hygerta Aruci, një studente në Gjermani telefonoi në “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan nga Gjermania  për të ndarë eksperiencën e saj. Hygerta ka përfunduar në Shqipëri programin Bachelor në degën e Juridikut, për të cilën po vijon studimet në Gjermani si dhe është vetëpunësuar. Megjithatë, për të kthimi nuk është një alternativë për arsye jo vetëm ekonomike, por edhe idealesh.

    Megi Latifi: Hygerta, përse u largove nga Shqipëria për studime në Gjermani dhe a do doje të ktheheshe, të punoje  këtu?

    Hygerta Aruci: Jam larguar për shkak se në Shqipëri nuk kisha siguri në degën që po studioja dhe nuk mendoj që do doja të kthehesha përsëri në Shqipëri.

    Aldo: Pse?

    Hygerta Aruci: Po sepse është shumë e vështirë sepse të investosh pothuajse të gjithë rininë tënde këtu dhe të fillosh përsëri nga fillimi në Shqipëri, mendoj se një person nuk do ta bënte.

    Aldo: Po të shkosh në Paris ose Lisbonë, do e  mendoje?.

    Hygerta Aruci: Unë Gjermaninë nuk po e mendoj sa për të mbaruar arsimimin.

    Aldo: Jo,  e qartë, mbaroje shkollën se është gjithë ai investim. Do kthehesh të punosh në vendin tënd?

    Hygerta Aruci: Jo, do vijoj të studioj dhe punoj në Gjermani.

    Aldo: E paske me Shqipërinë domethënë.

    Hygerta Aruci: Shqipëria na ka vrarë pothuajse të gjitha ëndrrat që ne kishim si të rinj.

    Aldo: Po pse?

    Hygerta Aruci: Një person që investon të gjithë fuqinë e saj, rininë në degën që dnote, në gjithçka çfarë ëndërronte dhe detyrohet të largohet për shkak se shikon pabarazi, nuk është e lehtë.

    Aldo: Pabarazi ka kudo në botë, edhe në Gjermani, edhe në Amerikë, edhe në Shqipëri, Lisbonë.

    Hygerta Aruci: Është e vërtetë, por mundësitë vihen përballë çdo personi, pavarësisht origjinës që ke, mundësive që ke, pasurisë e shumë gjëra të tjera që në Shqipëri akoma sot bëjnë dallimin.

    Aldo: Ti hyn te gocat që nuk janë fare patriote?

    Hygerta Aruci:  Jam patriote, e mbroj jashtë mase shumë Shqipërinë, pothuajse gjithë miqtë e mi mendojnë që është  vendi ideal,  por jam edhe e vetëdijshme për problemet që ekzistojnë.