Një hero i vërtetë! 11-vjeçari qe shet lule rrugëve të Tiranës për të ndihmuar familjen

188
0

“Heroi i muajit Gusht” shpallet Kevin Qoku, 11 vjeç, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij.

Kevin zgjidhet nga shqiptarët si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.

Kevini i vogël ka fituar me më shumë se 6300 vota në ‘garën’ me kandidatët e tjerë për heronj të muajit. Ai është votuar nga shqiptarët në faqen e JOQ ALBANIA si heroi i muajit gusht.

Kevini ishte në listë me heronjtë e tjerë, si kamerierin Leli Alushaj dhe dy rojet bregdetare, Andin në Sarandë dhe Robert Neçajn në Shëngjin.

11-vjeçari u filmua teksa shiste lule në trotuarin e Tiranës, për të siguruar para për familjen dhe për librat e shkollës.

Ky gjest e ka bërë Kevinin të kthehet në një frymëzim për të gjithë ata që ende nuk kanë filluar të punojnë për vetveten.