Nuk do ta besoni! 4.2 milionë ndjekes! Ky është banori më i ndjekur ne rrjetet sociale brenda shtëpisë së Big Brother

159
0

Shtëpia e “Big Brother Albania VIP” është kthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe ka kaluar pritshmëritë e ndjekësve e shikueshmërisë.

Kjo gjë është reflektuar edhe në rrjetet sociale të secilit prej banorëve. Numri i ndjekësve të tyre është rritur ndjeshëm që nga nisja e rrugëtimit të tyre në “BB VIP”.

Megjithatë, banori i shtëpisë që ka më shumë ‘folloëers’ e gëzon këtë shifër të madhe që para hyrjes së tij në ‘reality show-n.

Bëhet fjalë pikërisht për banorin më të ri, Dritan Bramën, i cili duket shumë aktiv në rrjete sociale si dhe numëron një numër të konsiderueshëm të ndjekësve.

Brama rezulton të jetë momentalisht banori më i ndjekur në “Big Brother VIP” me plot 4.2 milionë njerëz. Profesioni dhe aktivitetet e ndryshme e kanë bërë që të marrë vëmendje me videot që herë pas here ndan me fansat.

I pyetur disa kohë më parë nëse ndjekësit i kishte të blerë, Brama e mohoi një fakt të tillë, dhe tha se numri i lartë i tyre lidhet me punën e tij kryesisht.