Njohja e patentave shqiptare ne Itali, Rama jep lajmin e mire

2400
0

Kreu i qeverise Edi Rama njoftoi diten e sotme se ministrja e Jashmte, Olta Xhaçka, do të udhëtojë neser drejt Italisë dhe do të takohet me ministrin Luigi di Maio.

Rama shton se nesër do të firmoset marrëveshja për patentat e shqiptarëve. Më tej Rama falënderon di Maion për këtë marrëveshje që do të firmoset nesër.

“LAJM I MIRË. Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali”, shkruan ndër të tjera Rama.

 Edhe pak ditë më parë Rama, teksa ishte në Itali për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali i kërkoi ministrit italian që të mos harronte marrëveshjen për patentat se shumë shqiptarë i ishin ankuar.