Skip to content

Njohja e patentave shqiptare në Greqi, Emigranti shqiptar i shokuar, Ja ç’më bëri polici grek

    Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili shkruan se lajmi që dha kryeministri Edi Rama se do të njiheshin patentat shqiptare në Greqi për emigrantët nuk është i vërtetë.

    Qytetari ka treguar se si policia greke i mori patentën shqiptare, pasi sipas tij nuk ishte në dijeni të kësaj marrëveshje. Ndërkohë, Berisha nuk ka kursyer ironitë, ndërsa shton se emigrantët dixhitalë nxjerrin gënjeshtrat e kryeministrit Rama.
    Kliko per me shume info

    Më 11 maj të këtij viti Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, nënshkruan në Souni të Greqisë marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.

    MESAZHI TEK BERISHA
    Habi e madhe?!
    Emigranti dixhital nxjerr rrenacak piktorin deshtak!
    Lexoni mesazhin e tij. sb
    “përshëndetje Zoti Berisha
    kam par disa nga lajmet gënjeshtra te Edi Rames për njohjen e patentave shqiptare ne Greqi… sapo na ndali policia greke dhe tërhoqi direkt patentën dhe sa e ka dëgjuar kurr kete marrëveshje….flm nese e bëni publike..”