Qeveria greke rikthen reprezaljen ndaj emigrantëve shqiptarë. Dëbon mbi 4 mijë emigrantë

529
0

Autoritet greke kanë nisur reprezaljen ndaj emigrantëve shqiptarë ku në 7 muaj kanë dëbuar mbi 4 mijë të tillë në atdhe. Vetëm për muajin korrik janë dëbuar për në vendet e tyre të origjinës, për hyrje të paligjshme 841 emigrantë.

Për muajin korrik, policia greke kthehu për në vendet e tyre të origjinës, shtetas te tjerë të kombësive të ndryshme. Në kurriz të këtyre shtetasve të vendeve të treta, janë vendimet për kthim dhe deportim lëshuar nga autoritetet përkatëse për hyrje të paligjshme në Greqi.

Si gjithnjë, numri më i madh i kthimeve ishte për Shqipërinë (377), Irak (141), Pakistan (74), Gjeorgji (43), Bangladesh (29), Turqi (28), Algjeri ) dhe Iranit (18).

Për 7-mujorin e parë Greqia ka dëbuar 4.267 shqiptarë nga 7.959 të kthyer me kombësi të ndryshme.

Te kthyer sipas muajve: Janar 628, Shkurt 648, Mars 668, Prill 745, Maj 738, Qershor 463, Korrik 363