Njoftimi i Ministrise se Arsimit: Me 25 Maj nuk do te mbyllen vetem shkollat, por edhe..

1680
0

Vendimi është njoftuar nga ministria e Arsimit, në kuadër të vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League.

Tirana do të jetë tërësisht e mbyllur me 25 maj. Në këtë ditë, zyrat e shtetit do të jenë bosh pasi do të jetë ditë pushimi zyrtare. Po ashtu, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave në të gjithë qytetin, me përjashtim të rastit të emergjencave.

Ky është plani i masave që qeveria shqiptare ka marrë për mbarëvajtjen e finales së “Conference League” që do të luhet në “Air Albania” midis Romës dhe Feyenoord.

Nga ana tjetër, nuk do të lejohen as hyrjet në kryeqytet, për faktin se do të jenë të bllokuara. Ata që duan të vijnë në Tiranë, do të duhet të planifikojnë një orar tjetër.