Njoftim i rëndësishëm/ Ndryshojne rregullat per udhetimet nga Shqiperia drejt Italise nga dita e hene, tamponi behet i detyrueshem..

4340
0

Ndryshojne rregullat për hyrjen në Itali nga Shqipëria duke filluar nga 19 Prill deri më 30 Prill 2021

Kush futet në territorin italian nga Shqipëria prej datës 19 prill e deri më 30 prill duhet të jetë i pajisur me formularin me përgjigjen negative  të tamponit molekular në 48 orë para hyrjes.

Gjithashtu duhet të qëndroje në auto karantimin shtëpiak të detyrueshëm për 10 ditë rresht.

Janë të zhveshur nga ky detyrim udhetaret që për motive pune, studimi, shëndeti e jetike do të qëndrojnë në Itali vetëm 120 orë.

Sa i përket hyrjes nga Italia në Shqipëri, pa paragjykuar nevojën për një arsye të vlefshme, detyrimi për tampon ose karantinë gjatë mbërritjes nuk kërkohet aktualisht transmeton shqiptari.net.

Ky vendim është pjesë e urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë firmosur më 16 prill 2021 e që hynë në fuqi më 19 prill 2021.

Per me shume detaje lexoni ne faqen e ambasades italiane ne Tirane /shqiptari.net/