Njoftim i “Air Albania” – Fluturimet rinisin në shërbim të personave që kërkojnë riatdhesim

790
0

“Air Albania” ka njoftuar se ata kanë rifilluar fluturimet në shërbim të personave që kërkojnë të riatdhesohen.

“Në një periudhë shumë të shkurtër, ne do të njoftojmë procedurën që duhet të ndiqen nga këta njerëz për të prenotuar biletën e tyre në: airalbania.com.al”, ka shkruar Air Albania.

Këto fluturime do të jenë të disponueshme jo vetëm për qytetarët që duan të kthehen në shtëpi, por edhe për shtetasit shqiptarë ose të huaj që duan të udhëtojnë nga Shqipëria në destinacionet evropiane, ku ata kanë një leje qëndrimi.