Në pragun e ndërrimit të viteve, shqiptarët do t’i shoqërojë moti me diell, por me temperatura të ulëta. Sipas meteorologëve, temperaturat do zbresin nga kjo e shtunë duke kulmuar në ditën e ndërrimit të viteve, ku në veri dhe juglindje pritet të ketë reshje dëbore.
Ndërkohë temperaturat pritet të jenë të ulëta në mëngjes ku në zonat malore pritet të shënohen vlerat -5,-6 ndërsa vlerat maksimale pritet të shënohen përgjatë shtrirjes perëndimore me 10-11 gradë. Parashikohen reshje në formë dëbore, por në sasi të pakta.
Madje dhe në ditët e para të vitit 2020 do të përjetojmë temperatura të ulëta, por sërish priten ditë me diell.
Temperaturat e ulëta rikthejnë rrezikun për shfaqjen e virozave, ndaj mjekët këshillojnë mbartjen e veshjet që përballojnë temperaturat.