Njihuni me 12 vendet që nuk janë prekur ende nga koronavirusi

388
0

Ka disa vende ne bote në të cilat koronavirusi nuk ka arritur të depërtojë ende që prej fillimit të pandemisë.

Shumë shtete kanë raportuar që kanë raste me Covid-19 dhe shumica prej tyre tashmë kanë ndërmarrë masa strikte dhe agresive për të luftuar pandeminë që ka kapluar botën.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 12.5 milionë njerëz janë infektuar në botë nga ky virus, dhe numri i fataliteteve nga Covid-19 ka kaluar shifrën 560 mijë.

Por, ekzistojnë 12 vende të cilat deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus.

Ja kush janë këto shtete:

Kiribati, Korea e Veriut, Turkmenistani, Ishujt Solomon, Vanuatu, Samoa, Tonga, Palau, Ishujt Marshall, Nauru, Tuvalu, Shtetet e Mikronesias.