Një tjetër vend i BE heq kufizimet për shqiptarët, çfarë duhet të dini

511
0

Një tjetër shtet ka vendosur që të hapë dyert për shqiptarët, pasi BE e futi vendin tonë në listën e vendeve të sigurta. Danimaka është shteti i radhës në Bashkimin Europian, që heq të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria.

Po çfarë duhet të dini?

Qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit, të bërë 72 orët e fundit, testin serologjik ku vërtetojnë se kanë kaluar koronavirusin ose certifikatën e vaksinës.

Por, thekson se pranon vetëm vaksinat e miratuara nga EMA, pra Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, duke përjashtuar Sputnik V dhe Sinopfarm, me të cilën është vaksinuar shumica e popullsisë në vendin tonë.

Ndërkohë, në një njoftim të bërë nga Aeroporti Kombëtar “Nënë Tereza” sqarohet se nuk duhet test Covid-i për:

1) Pasagjerët nën 15 vjeç
2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid 19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit/