Një tjetër ikje e madhe nga Top Channel

837
0

Një tjetër figurë e ekranit do të largohet nga Top Channel. Mësohet se Edi Manushi nuk do të prezantojë më emisionin e njohur sportive, “Procesi Sportiv”.

Kjo gjë është pranuar nga vetë Manushi mbrëmjen e djeshme, në emisionin e fundit të organizuar për Botërorin.

Në këndin e intervistës që moderatorja Fjoralba u ka bërë përgjatë gjithë muajit personazheve të njohur nga një pyetësor të shkurtër, kësaj here përballë Fjoralbës ishte partneri i saj Edi Manushi.

Ajo e ka pyetur Manushin nëse do të vazhdojë me këtë program.

“Mirë bëre që më pyet për këtë. Nuk do të jem më, mendoj se duhet t’i lë rrugë të rinjve.

10 vjet janë shumë”, tha Manushi.

Për momentin nuk dihet nëse ai po largohet nga Top Channel, apo do të drejtojë ndonjë emision tjetër.

Manushi u bë objekt kritikash këtë Botëror në rrjet, për shkak të të ftuarave të tij, që më shumë vinin zhveshur, se veshur.