HomeNewsNje sukses i...

Nje sukses i vertete: Majlinda Bregu jep lajmin e mirë për te gjithe shqiptarët

Majlinda Bregu ka tregur se është arritur Marrëveshja Rajonale e Roaming për uljen e tarifave telefonike.

Postimi i plote i Bregut:

Shqip! Shumë gjëra kanë ndryshuar nga një vit më parë, por një lajm të mirë e kemi, ose me saktë nje ditëlindje: Marrëveshja Rajonale e Roaming. Ulja e tarifave të telefonisē dhe internetit kur udhëtojmë ka qenë e ndjeshme në të gjithë rajonin, në disa raste deri në nivelin 99%.

Të dhënat nga monitorimi i trafikut tregojnë një rritje me 60% të telefonatave në roaming. Po të mos ishte pandemia, mbase edhe më shumë, ndërkohë që po shkojmë drejt tarifave roaming në të gjithë rajonin në 2021.

Një histori e vërtetë suksesi e rajonit!

A mund të përsëritet kjo histori suksesi? Sigurisht. Ballkani Perëndimor ia doli në momentet e vështira- gjatë izolimit prej pandemisë së koronavirus – të mos bllokonte për asnjë sekondë zinxhirin furnizues të mallrave të nevojshme për qytetarët. Ne ia dolëm – u bëmë bashkë dhe krijuam korridorët e gjelbër për lëvizjen e materialeve mjeksore dhe mallrave të domosdoshme.

Po më tej, cili do të jetë stacioni i rradhës? Integrimi Rajonal Ekonomik. Tërësor. Me këtë po punojmë si Ballkan Perëndimor, RCC dhe.E thënë thjeshtë: Modernizim – i përshtatshëm për qytetarët e shekullit 21

Ne e kemi një formulë fituese – dhe tashmë duhet të fokusohemi në qëllimin tonë dhe ta bëjmë realitet. Ku ka vullnet ka gjithmonë një mundësi.

Ti japim vlerë rajonit, sepse jemi Mirë. Më mirë. Së bashku, shkruan Bregu.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq. Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit...

Televotimi i fortë nga Kutia e Pandorës! Ja kush e doli mbrëmë nga BBVIP

Amber është eliminuar mbrëmmë pas një televotimi shumë të fortë, që Gerta vendosi pasi mori kutinë e Pandorës. Në televotim ishte Rozana, dhe Laerti bashke me Valbonën si një banor i vetëm. Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë. “Loja kjo është!...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.