Një shtet tjetër i BE-së rikthehet në karantinë te plote

564
0

Ditët e fundit, ka pasur një rritje të madhe të reasteve te reja me kornavirus edhe ne Belgjike prandaj vendi do të kthehet në izolim. Vendimin e dha Kryeministri belg Alexander de Croom i cili ka lëshuar urdhrat e kufizimeve, që duhet të qëndrojnë në fuqi, për rreth një muaj e gjysmë.

Vetëm në periudhën midis 20 dhe 26 tetor, mbi 15,000 infeksione u regjistruan, me një rritje prej 38% krahasuar me periudhën e mëparshme.

Jo vetem kaq. Numri i jeteve te humbura u rrit me 43.9% me një mesatare prej 79 vdekjesh në ditë.

Numri i rasteve Covid të shtruar në spitale gjithashtu regjistron një rritje me 9% të njerëzve të infektuar, dhe në kujdes intensiv, për një total prej 1057 rastesh.

Nga 2 Nëntori tjetër shkollat ​​do të mbyllen, dhe po ashtu të gjitha aktivitetet që konsiderohen jo të rëndësishme, përfshirë dyqanet për parukierët dhe estetistët.

Puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme dhe funeralet do të lejohen vetëm deri në 15 persona.

Situata po bëhet gjithnjë e më e komplikuar në të gjithë Evropën pas bllokimit të njoftuar nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron dhe bllokimit të butë të lëshuar nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Tani edhe Belgjika kthehet në bllokim.

Kryeministri belg Aleksander de Croo deklaroi se masat që do të hyjnë në fuqi duke filluar nga 2 nëntori i ardhshëm do të jenë “mjeti i fundit”.

Shkollat ​​mund të qëndrojnë të mbyllura deri më 15 nëntor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.