Një shofer taksie gjeti një çantë në sediljen prapme por kur pa i habitur çfarë kishte brenda saj bëri një gjest që askush nuk do ta besonte

Ndonjëherë në jetë jemi përballur me situata të papritura. E njëjta gjë mund të thuhet për Raymond “Buzzy” MacCausland nga Middleton, New Hampshire, Boston, SHBA.

Raymond është një shofer taksie dhe ka punuar për më shumë se 50 vjet. Gjatë viteve, ai kishte hasur shumë sende që njerëzit mund te harronin brenda në taksi. Ai kishte gjetur celulare, çelësa dhe kuleta. Nje dite ai gjeti nje cante që përmbante $ 10,000.Si njeri i ndershëm, ai gjithmonë i kthente gjerat qe mund te gjente.

Një ditë,ndërsa po ngiste taksinë e tij, Raymond mori një burrë të pastrehë nga Bostoni dhe e dergoi në një motel. Ky burre i kërkoi Raymondit të ndalte për 5 minuta, ndërsa atij i duhet te shkonte për të kryer disa detyra duke i premtuar se do të kthehej.

Pasi priti 30 minuta, ai nuk u kthye. I shqetesuar, Raymond hyri brenda motelit dhe pyeti recepsionistin. Punëtorët nuk ishin ne dijeni te njeriut për të cilin po fliste.

Raymond u kthye në taksine e tij i hutuar.

Papritmas, ai vuri re një cante shpine ne sediljen prapa,ndali taksine dhe pa se canta ishte e mbushur me para qe vlenin 187,000 dollarë amerikanë.Raymond i dergoi paratë në stacionin e policisë.

Policia e Bostonit kontaktoi motelin dhe arriti të gjejë pronarin. Njeriu verifikoi se paratë ishin të tijat. Ai i kishte trasheguar paratë pasi prindërit e tij kishin vdekur dhe kishte nje fature qe e vertetonte kete fakt.

Komisari i policisë William Evans vlerësoi Raymond për aktin e tij të mirë dhe te ndershem. “Veprimet e tij përfaqësojnë standardet e larta që ka departamenti ynë për shoferët tanë”.

Kur u pyet pse i ktheu paratë, Raymond u përgjigj: “Unë mendoj se ishte gjëja e duhur qe duhej bere.”
Shumë njerëz thanë, ‘Ti duhet ti kishe mbajtur’, por unë nuk mund ta bëja dot këtë. ”

/©10gjera.com
përktheu j.memeli/

- Advertisement -

Burri braktis bashkeshorten e tij me 2 fëmijët pasi ajo diagnostikohet me kancer

Studimet e fundit tregojnë se një nga shkaqet që ndahen ciftet eshte kur nje partner vuan nga nje semundje e rendë. Nje nene 48 vjecare...

E pabesueshme: Peshkatari Shpëtohet i Gjallë pas 94 Ditësh në Oqean, Mbijetoi me Buburreca dhe Ujë Shiu!

Një peshkatar 61-vjeçar nga Peruja, Máximo Napa, është shpëtuar i gjallë në ujërat ndërkombëtare pas 94 ditësh në det të hapur. Anija ekuadoriane që...

Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj. Sipas mediave të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.