“Një sanduiç dhe një limonadë”, porositi zotëria i pasur… Por kur kamarieri pa bakshishin e ndoqi me vrap nga pas!

1844
0

Një djaloshi i cili gjendej në një situatë ekonimike mjaft të vështirë, ishte në orarin e shërbimit si kamarier kur në restorant erdhi një burrë i moshuar i cili dukej qartazi se ishte i pasur.

Ai u përpoq shumë për t’i lënë përshtypje burrit të vjetër, dhe i rreshtoi atij gjërat më të mira dhe më të shtrejta që restoranti kishte në kuzhinë.

Kamerieri mendoi se mund t’i arrinte pritshmëritë e këtij zotërie të pasur kështu do të ishte në gjendje për të marrë një bakshish të lartë.

Por kur kamarieri e mbaroi prezantimin e menusë, burri i pasur porositi një sanduiç dhe limonadë.

Duke ditur se ato ishin ndër artikujt më të lirë në menu, kamerieri u largua me keqardhje, duke besuar tek rregulli “faturë e vogël, bakshish i vogël”.

Ndërsa përfundonte ushqimin e tij, zotëria i pasur kërkoi faturën.

Por kësaj here, kur erdhi kamerieri, njeriu i pasur vuri re se kishte pikëllim në sytë e tij, kështu që ai e pyeti djaloshin, “A jeni mirë? A po kaloni një ditë të vështirë?” “Kam një jetë të vështirë, zotëri”, u përgjigj kamarieri.

Pastaj kamerieri vazhdoi punën e tij, duke mos menduar për asgjë.

Kur u kthye në tryezën e të pasurit, ai gjeti një bakshish për 100.000 dollarë.

Kamerieri vrapoi ta arrinte zotërinë e pasur ndërkohë që po hynte në makinën e tij.

“Pse e bëtë këtë?” pyeti kamerieri.

“Kur isha në moshën tuaj, kisha një jetë shumë të vështirë duke punuar në restorante si këto …”, u përgjigj plaku, “dhe një ditë, një zotëri i pasur dikur më dha një bakshish të tillë të madh që mjaftoi për të paguar për shkollimin e kolegjit tim.

Unë shpresoj se këto para do t’ju ndihmojnë juve ashtu siç dikur më ndihmuan mua “.

I riu ishte pa fjalë dhe me lot në sy i tha, “zotëri, ju sapo paguat detyrimin që kemi ndaj spitalit për trajtimin e kancerit të nënës sime”.

Nëse ndonjëherë jeni në gjendje të ndihmoni të tjerët, bëjeni, sepse ata do ta bëjnë me dikë tjetër, kështu krijohet një valë e pambarimtë mirësie.

Shpërndajeni dashurinë kudo që shkoni, askush të mos shkëputet nga ju pa i lënë gjurmën e mirësisë.