Irma Libohova tregon mrekullinë që i ndodhi 3 ditë pas humbjes së bashkëshortit

399
0

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Irma Libohova, ka qenë e futar pasditen e sotme në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan.

Këngëtarja ka folur karrierën dhe ka ndarë në studio edhe disa copëza nga jeta e saj private, për të cilat flet shumë rrallë.

Irma ka rrëfyer edhe momentin e vështirë kur bashkëshorti i saj u nda nga jeta rreth një vit e gjysmë më parë.

Fill pas tre ditësh ajo mësoi një lajm tjetër të bukur. Një jetë sapo kishte ikur, por një tjetër do të vinte. I biri i dha lajmin se do të bëhej gjyshe dhe, pikërisht në atë kohë, nuk mund të kishte ndjesi më të ëmbël, megjithëse e shoqëruar me keqardhjen që bashkëshorti nuk e mësoi dot.

Ajo tregoi ngjarjen mes lotësh, teksa nuk mund të mos fliste dhe për ndjesinë e të qenit gjyshe.

Këngëtarja u shpreh:

Të gjithë më kishin thënë që është një ndjenjë shumë e mirë, është kështu, është ashtu, por kur e provon vetë, është tjetër gjë, është e mrekullueshme, e papërshkrueshme”