Një person hidhet nga kati i tretë në Tiranë, e dhimbshme ajo që u mësua rreth tij

446
0

Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht në Tiranë, duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Ngjarja e rëndë është shënuar në banesën e viktimës, në fshatin Isufmuçaj, gjatë pasdites së të martës.

Më konkretisht në banesë, është hedhur nga kati i tretë i moshuari A.B., 73 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra prej rënies nga lartësia, i moshuari gjeti vdekjen e menjëhershëm.

Nga hetimet paraprake mësohet se viktima ishte diagnostikuar më parë me depresion dhe mendohet se akti tragjik është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.