“Vaksinohuni një orë e më parë”/ Rama ben thirjen urgjente: Do të mbeteni jashtë..

148
0

Kreu i qeverise, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një mesazh për të gjithë të pavaksinuarit. Kreu i qeverisë ka publikuar disa pamje të luftës së përditshme të mjekëve me Covid-19. Përmes kësaj video, Rama shprehet se sot ka një zgjidhje.

Kryeministri shkruan krahas këtyre pamjeve se të gjithë duhet të vaksinohen, për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë

Nga ana tjetër kujtojmë se vetëm pak ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët.