Bora merr dhuratën prej Donaldit, na tregon varësen dhe ka një mesazh

72
0

Dje Bora dhe Donaldi festonin 3 vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë. E me këtë rast Donaldi nga shtëpia e “Big Brother” vendosi që brenda një kutie ëmbëlsirash të fuste varësen e tij dhe ta hidhte përtej murit.

Ai shpresoi se ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambjentet e institucionit.

Sot pas këmbënguljes së fansave në komente, Bora më në fund ka treguar se e ka marrë varësen.

Moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet me varësen në qafë teksa shijon ëmbëlsirat dhe shkruan: “Fundjavë të ëmbël”.

Dhe me kaq Bora e Donaldi na ëmbëlsuan të gjithëve.