Nje numer i madh personash humbin jeten brenda 24 oreve nga Covid-19, Merkel preket gjate fjalimit

307
0

“Kancelarja Merkel lutet … Fjalimi më emocional i Kancelares”. Intensiteti i ndërhyrjes së Angela Merkel në Bundestag, nuk kaloi pa u vënë re dhe kështu u bë titulli i së përditshmes gjermane “Bild”, duke vërejtur qëndrimin e pazakontë të treguar nga Kancelarja.

Rasti ishte thirrja për nevojën për të zvogëluar kontaktet edhe gjatë festave, në mënyrë që të frenohet epidemia Covid-19, e cila regjistroi kulmin e vdekjeve, 590 në 24 orët e fundit.

Merkel tha, me një zë thuajse të thyer, se “nëse shkenca kërkon ‘të parashikosh pushimet’, duhet të gjesh një mënyrë”.

“Më vjen keq, më vjen keq nga zemra”, përsëriti Merkel në një nga pjesët më të forta të fjalimit, por parashikimet e grupeve të ekspertëve, nuk janë në përputhje me rregullat e rëna dakord (mbyllja e restoranteve dhe kufizimi për të marrë ushqim).

Kancelarja gjithashtu theksoi se “ka ende dy javë, 14 ditë deri në Krishtlindje …”, por për momentin në Gjermani infeksionet vazhdojnë të rriten. “Dhe nëse çmimi është 590 vdekje në ditë, kjo nuk është e pranueshme”, përfundoi ajo në një mënyrë të pazakontë për të teksa mbante fjalimin në Bundestag.

Merkel kërkoi që të bëhet diçka për ta ndalur këtë trend. Ajo propozoi për shembull që pushimet shkollore të fillojnë qysh më 16 dhjetor, e jo 19 dhjetor. Ose që për këto ditë, mësimi të kalojë në mënyrë digjitale.

Kancelarja tha se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, “nuk do të bëjmë aq vaksina sa të shohim ndonjë ndryshim të dukshëm të gjendjes”, duke sfumuar kështu shpresat e ngjallura nga lajmi për fillimin e vaksinimit.

Prandaj edhe ajo tha, se kjo është një sforco që do të kërkojë ca kohë, por që duhet bërë që “të mos pendohemi më vonë që kaluam Krishtlindjet e fundit me gjyshërit dhe gjyshet”. Merkel, mori një duartrokitje të gjatë pas për fundimit të fjalimit.