Fluturimet ‘Covid Free’, pasagjeret nuk do te kene nevoje per karantine pas mberritjes ne Itali

748
0

Në aeroportin Fiumicino të Romës kanë mbërritur diten e djeshme pasagjerët e parë Covid Free të cilët nuk do t’u nënshtrohen karantinimit të detyruar për shkak se jo më shumë se 48 orë para udhëtimit të tyre drejt Italisë i janë nënshtruar tamponit me një rezultat negativ nga infektimi me Covid 19.

Avioni AZ 609 i nisur nga aeroporti John Fitzegarld Kennedy i New York ka ulur në tokën italiane rreth 1000 pasagjerë të testuar negativisht nga koronavirusi para nisjes nga SHBA.

Por dhe kjo nuk mjafton për autoritetet italiane, që para se të japin ok për mos kryerjen e  karantinimit të detyrueshëm (parashikuar nga urdhëresa e masave antiCovid ndërmarrë nga qeveria italiane për të gjithë personat që mbërrijnë nga vendet ekstra BE e ekstra Schengen) të gjithë udhëtarët e ardhur nga New York i janë nënshtruar një tjetër testimi antigjenik pranë strukturave sanitare të ngritura në aeroportin e Fiumicinos.

Pra vetëm pas një kontrolli të dyfishtë si nga vendi i nisjes ashtu dhe në tokën italiane, udhëtarët e mbërritur në territorin italian do të kenë të drejtën të mos jenë në karantinim gjatë qëndrimit të tyre në Itali.

Fluturimi i sotëm Covid Free është në fazë eksperimentale e janë llogaritur të kryeente fluturime javore të tilla nga SHBA drejt Italisë me një afat kohor për momentin deri më 15 shkurt 2021.

Drejtoria e Përgjithshme e aeroporteve të Romës informon se të gjithë avionët janë të higjienizuar me prodhime dezinfektuese të cilësisë së lartë e në çdo 3 minuta në bordin e avionit rinovohet një ajër i pastë në cilësinë 99.7%.

“Të rrimë të izoluar nuk është nuk është një opsion e hapja e kësaj porte transporti është një nga mënyrat e mira për rimëkëmbjen ekonomike”, ka deklaruar menaxheri i përgjithshëm i aeroporteve të Romës Marco Troncone.